Aktualitet

Dortmund “mbretëron” në tribuna, ja sa spektatorë ka afruar “Signal Iduna Park”

30 Dhjetor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Dortmund “mbretëron” në tribuna, ja sa spektatorë ka

GJERMANI- Borusia e Dortmundit e mbylli vitin 2019 në vendin e parë në klasifikimin për mesataren e tifozëve në stadium, një lloj ngushëllimi sado i vogël për mosfitimin e Bundesligës. “Muri i Verdhë” në “Signal Iduna Park” kthehet në “ferr” për çdo kundërshtar me mesataren

81.073 spektatorë për çdo takim. Kjo për gjysmën e parë të sezonit të Bundesligës, dhe në 8 ndeshje, verdhezinjtë kishin në total afërsisht 650 000 tifozë.

Bajerni doli i dyti në këtë gjysmëgarë, me mesataren 75. 000 tifozë për ndeshje, që do të thotë se “Alianz Arena” ishte i mbushur plot e për plot çdo herë. Në 9 ndeshje, bavarezët patën 675 000 tifozë në total. Më pak tifozë mesatarisht patën modestët e Paderbornit, klubit të Klaus Gjasulës, me 14.349 për çdo ndeshje.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bundesliga dortmund singal iduna park tifozet ne stadium bundesliga dortmund singal iduna park tifozet ne stadium

Sondazh

Poll