Aktualitet

Aktivistët dhe artistët protestë para Bashkisë së Tiranës për teatrin/ Mehdi Malkaj i përgjigjet Veliajt: Ndihem mirë q

30 Dhjetor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Aktivistët dhe artistët protestë para Bashkisë së

Tiranë– Bashkia e Tiranës refuzoi që t’u japë informacion Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me tenderin që ky institucion ka hapur për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Aktivistët dhe artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit prótestuan sot para bashkisë së Tiranës për mungesën e transparencës nga ana e këtij institucioni për projektin e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre gjithçka po mbahet e fshehtë nga ana e bashkisë.

Reagimet:

Aktivisti Ervin Goçi u shpreh se Bashkia nuk jep asnjë informacion për projektin e Teatrit Kombëtar.

“Unë kam sjellë dokumetent, është kërkesa e 18 tetorit. Ky kemi një institucion të mbajtur peng. Në vend që të bëhet detyra kemi mungesë totale transparence.  Ne denóncojmë mungesën e transparencës. Ne duam që për titullarët  e bashkisë të filloj një hetim. Çfarë janë këto shkelje në sytë e publikut? Projekti ka mungesë totale transparence. Bashkia nuk na jep informacion për projektin”. u shpreh Ervin Goci, aktivist.

Ndërsa aktori Mehdi Malkaj reagoi ndaj Veliajt, ku i theksoi se ndihet mirë që është pjesë e çetës së artistëve. “Do ishte më mirë që kryetari të ndërtonte për ata të prekurit nga tërmeti. Tani jemi çetë partizante, zogiste, ose çfarë çete jemi ne? Me çeta ka filluar edhe lúfta. Jemi të ármatosur apo sjemi të ármatosur, u bëtë bashkë, u bë bátaljon. Unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës”, u shpreh ai. 

Nuk mungoi edhe një reagim i Robert Budinës, i cili tha se do të kërkojnë llogari deri në fund për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nëse ne kërkojmë këtu, denáncojmë, nuk do të ketë korrupsion. Ky duhet të shembull që të gjithë njerëzit të denóncojnë sa më shumë. Kemi 2 vjet që rrimë këtu nuk i dimë procedurat për Tetrin Kombëtar dhe nuk na japin informacion. Me këtë akt ne do t’i kërkojmë llogari dhe nëse nuk na japin informacion, ne jemi një grup artivistësh të armatosur me një ndërgjegjje të madhe. Të jemi të bindur që nuk do ta lëmë këtu, do të nxjerrin para përgjegjësisë përgjegjësit. “, tha ai. 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se Teatri Kombëtar do të shembet. Veliaj u tregua i prerë kur foli për ndërtimin e Teatrit të ri, duke iu përgjigjur kështu edhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët i quajti një çetë dhe një tufë të ‘èksituarish’.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar arvin goci erion veliaj mehdi maljak robert budina aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar arvin goci erion veliaj mehdi maljak robert budina

Sondazh

Poll