Aktualitet

Sekuestrohet kapsolla dhe fishekzjarrë, Policia vijon kontrolle në 4345 biznese: 4 persona janë proceduar (VD)

30 Dhjetor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Sekuestrohet kapsolla dhe fishekzjarrë, Policia vijon kontrolle në

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane për sekuestrimin e lëndëve piroteknike në prag të festave. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se sot kanë vijuar kontrollet në Pogradec dhe Kuçovë, ku janë sekuestruar 8500 kapsolla dhe fishekzjarrë.

Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIM I PLOTË

Vijon kontrolli në të gjithë vendin për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla. Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë. Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht. Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, nr. 661, datë 13.12.2018, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lendeve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Gjate javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike. Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës. Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

Ndalimi i tregtimit të fishekzjarrëve u bë një vit më parë me një urdhër të përbashkët të tre ministrive, por dhe me ndryshimet ligjore në në Ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”. Iniciativa e qeverisë për të ndaluar lëndët piroteknike dhe kapsollat u bë mor pas dëmtimit të efektives Ina Nuka gjatë protestës ë banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Sipas hetimeve një prej protestuesve i hodhi efektives një kapsollë në dorë,e cila shpërtheu dhe i preu asaj disa prej gishtave. Gjatë muajt dhjetor Policia ka zhvilluar kontrolle në mijëra dyqane, ku janë proceduar dhjetara tregtarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet per fishekzjarre policia e shtetit tregtimi i fishekzjarreve kontrollet per fishekzjarre policia e shtetit tregtimi i fishekzjarreve

Sondazh

Poll