Sport

Rrëshqitjet e Cucurellas mund të kthehen në një katastrofë marketingu për Puma-n

Këpucët që kishte veshur mbrojtësi spanjol në derbin e Londrës, janë disa nga më të fundit të markës së njohur…

11 Dhjetor 2024, 16:42 Nga DOSJA

Rrëshqitjet e Cucurellas mund të kthehen në një

ANGLI - Ishte një nga imazhet që hynë në histori të derbit të Londrës mes Tottenhamit dhe Chelseat. Blutë mund të kenë përfunduar duke fituar, por dy rrëshqitjet e Marc Cucurella në dy golat e parë të Spurs, e vendosën mbrojtësin spanjol në sy të stuhisë.

Por jo vetëm lojtari, pasi marka e këpucëve (Puma) që e sponsorizon nuk dukej shumë mirë në fotografi. Gjithçka sepse dy rrëshqitjet ndodhën pikërisht për shkak të një problemi me këpucët, që çoi në një ndryshim menjëherë më pas.

Tani, këpucët në fjalë, ‘Puma Future 8’, janë një nga më të rejat e markës gjermane dhe janë me të vërtetë një nga bastet më të forta për këtë sezon të fundvitit. Ata kushtojnë 240 euro dhe pritshmëria do të ishte që të ishin ‘best seller’, por pas këtij episodi ‘Daily Mail’ supozon se mund të ndodhë pikërisht e kundërta.

Sidomos, sepse as vetë Cucurella nuk e ka ndihmuar kauzën, pasi pas takimit ka shpërndarë në Instagram Stories një foto me këpucët në koshin e plehrave. Fotoja në fjalë ishte në internet vetëm pak minuta para se të fshihej, por mjaft e gjatë për t'u 'marrë' dhe shpërndarë globalisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll