Politike

"Investove që më pas mos ta zbatoje!" Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Zhupa-Spiropalit: Mos mbani peng Kuvendin, fusni për votim raportin

Ajo shtoi se në emër të Grupit të PD-së kërkon që të futet për votim në seancës e së enjtes raporti, në mënyrë që ta dërgojnë më pas në Gjykatën Kushtetuese.

11 Dhjetor 2024, 13:11 Nga M.B
"Investove që më pas mos ta zbatoje!" Opinioni i Komisionit
Ina Zhupa

TIRANA- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka sjellë në vëmendje opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Zhupa iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë se ka investuar në Komisionin e Venecias që më pas të mos e zbatojë atë që thotë ky komision. Ajo shtoi se në emër të Grupit të PD-së kërkon që të futet për votim në seancës e së enjtes raporti, në mënyrë që ta dërgojnë më pas në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo konferencë kryetaresh duhet kishte pikë të parë ndjesën tuaj për vërdallisjen dy vjecare për të mbrojtur Edi Ramën me mandatin e Olta Xhackes Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke thënë atë që çdo jurist e dinte, që zbatimi i vendimeve të GJK është i panegociushëm dhe nuk mund të varet nga vullneti politik i një mazhorance.

Znj. Spiropali investove komisionin e venecias që më pas mos ta zbatoje atë që thote Komisioni Venecias, edhe flisje sikur kishe lexuar gjuhë marsiane. Me logjikën tuaj Ju jeni mbi Kushtetutën, me logjikën tuaj Deputeti është mbi kushtetutën dhe vendimet e gjykates kushtetuese dhe jo e kundërta. Me këtë puc kushtetues ju jepni fund shtetit të së drejtës dhe legjitimoni që jemi në diktaturë. Neser gjykata kushtetuese vendos që një ligj është antikushtetues, me llogjikën tuaj ju mund ta votoni njëlloj se nuk pyesni.

Me këtë standard asnjë deputeti të mazhorancës nuk mund ti hiqet kurrë mandati, sepse e mbrojnë votat politike. Ju mund të bëheni investitor strategjik, ju mund të merrni prona publike, tendera. Sot Olta, neser kushdo. Jeni betuar në Kushtetutë, apo jeni betuar për kokën e Edi Ramës? Me vjen keq që znj Bushka po djeg diplomën e saj duke thënë që vendimet e gjykatës kushtetuese nuk janë detyruese për kuvendin.

Kërkoj në emër të grupit të mos mbani peng kuvendin për interesa klienteliste, të fusni të enjten për votim raportin dhe ta dërgoni menjëherë po nesër në Gjykatën Kushtetuese”, tha Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll