Politike

Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi Bardhin për akuzat lidhur me Sky Ecc, dështon seanca e parë në GJKKO

Kjo ishte seanca e parë mes tyre e cila mesa duket dështoi të mbahej. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike mongoi për shkak të një vizite zyrtare në Londër.

11 Dhjetor 2024, 13:39 Nga M.B
Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi Bardhin për akuzat lidhur
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi

TIRANA- Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të demokratit dhe të avokatit të tij. Ish-drejtori i policisë në Shkodër, Edmond Sula paditi Bardhin pas akuzave të bëra në Kuvend më 12 shtator, lidhur me komunikimet e zbuluara nga Sky Ecc. 

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Kjo ishte seanca e parë mes tyre e cila mesa duket dështoi të mbahej. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike mungoi për shkak të një vizite zyrtare në Londër.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll