Politike

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot, dita e fundit për apilikimin e subjekteve politike! KQZ: Deri më 10 dhjetor janë pranuar 5 subjekte

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më 10 dhjetor kanë pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.

11 Dhjetor 2024, 10:07 Nga ZH.LL
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot, dita e fundit për apilikimin e subjekteve
kqz

KOSOVË- Sot është afati i fundit i subjekteve politike për aplikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ashtu siç ishte njofuar më herët, më datë 11 dhjetor në orën 16:00 mbyllen aplikimet.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më 10 dhjetor kanë pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë. Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5.Narodna Pravda – 10 kandidatë;”, tha Elezi.

kqz kosove

Sondazh

Poll