Politike

"Kjo është luftë mes Ramës dhe Kryebashkiakut!" Berisha: Veliaj di shumë!

Ai shtoi se  se Olsi Rama ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia ishte Xhixha.

11 Dhjetor 2024, 09:32 Nga M.B
"Kjo është luftë mes Ramës dhe Kryebashkiakut!"
Sali Berisha

TIRANA-  Kryetari i Patisë Demorkatike, Sali Berisha, ka komentuar kontrollet nga agjentet e BKH-së të ushtruara nga kryebashkiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij. I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV Berisha tha se kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliajt dhe se ky i fundit di shumë. Ai shtoi se  se Olsi Rama ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia ishte Xhixha.

"Prania e Alban Dabullës, kujt i shkonte mendja se çfarë donte Alban Dabulla aty. Ai është njeriu i ultimatumit i cili i tha Ramës, e preke dalin të gjitha dokumentet e ‘Xibrakës’, sepse i vëllai i Dabullës, ka një vëlla besnik që ka pasur një mandat arresti i ka shkuar policia atje dhe i ka thënë: Mendohu mirë, ti arreston këtë, por unë të gjithë dokumentat për Olsin i kam dhe do i nxjerr.

Kam fotografitë, kam video i kam të gjitha. Olsi ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë  nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia, ishte Xhixha. Pra i kam të gjitha këto dhe siç e pe përfundoj  se shkuam të mernim telefonin e zonjës, as për kontroll jo.

Shkuan në Harabel dhe aty përsëri Dabulla i shoqëroj në Harabe.l Pra kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliaj, por sipas një bisede në ‘guzhinë’ Velisa është e treguar e sigurt që për 3 orë e merr me vete Ramën. As para zgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, nuk e gjen asgjë Ramën sepse e fundos me dosjen e ‘Xibrakës’, plus që nxjerr se ku janë paratë e djegësit. Di shumë Veliaj", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll