Politike

Berisha flet për rutinën e tij gjatë qëndrimit nën masën e sigurisë: Bashkëshortja nuk u bezdis sepse vijoi me punën

 I pyetur nëse kishte gatuar ndonjëherë gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ai tha se nuk është se ka një pasion as dhe shkathtësi të veçantë në kuzhinë.

11 Dhjetor 2024, 08:56 Nga M.B
Berisha flet për rutinën e tij gjatë qëndrimit nën
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar rutinën e përditshme të tij në 34 vite aktivitet politik dhe si e ka përjetuar bashkëshortja, Liri Berisha, gjatë një viti arrest. I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV Berisha tha se prania e tij 24 orë në shtëpi nuk e bezdisi sepse ajo vazhdoi punën. I pyetur nëse kishte gatuar ndonjëherë gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ai tha se nuk është se ka një pasion as dhe shkathtësi të veçantë në kuzhinë.

“Ajo vetë e vazhdoi punën. Qënia ime 24 orë në shtëpi nuk e bezdisi sepse ajo vazhdoi punën. Nuk mund të thëm se u bezdis sepse e kisha parasysh gjithë kohën që mos e bezdis, sepse e kisha parasysh që problemin tënd mos t’ia kalosh tjetrit.

Nuk është se kam një pasion as dhe shkathtësi të veçantë në kuzhinë”, tha ia.

sali berisha

Sondazh

Poll