Politike

"Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e të rinjve!" Berisha: Objektivi dhe përqëndrimi total i PD-së është te rinia

Në një intervistë eksluzive për Kafe Shqeto në Syri Tv, Berisha tha se rinia është në objektivat e PD-së, për të siguruar për ata mundësi më të mira për të ardhmën e tyre.

11 Dhjetor 2024, 09:18 Nga ZH.LL
"Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e të
Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se çështja themelore e PD-së, është konsolidimi i të rinjve shqiptarë. Në një intervistë eksluzive për Kafe Shqeto në Syri Tv, Berisha tha se rinia është në objektivat e PD-së, për të siguruar për ata mundësi më të mira për të ardhmën e tyre.

Kreydemokrati thotë se me një përqëndrim absolut te rinia, Shqipëria do të bëhet shtëpia dhe e ardhmja e tyre.

"Të rinjtë janë për disa vlera, pavarësisht se përpiqen t’i paraqesin të disinteresuar.

Ajo që mund të ju them unë atyre, aq sa është e shtrenjtë për ju familja është PD dhe Sali Berisha që e ka çështje themelore respektin e konsolidimin e saj.

Së dyti, ne në objektivat tona kemi përqëndrimin total te rinia, sepse në këtë rrokullisje të madhe të paimagjinueshme, në një hark kohor 9-vjeçar Shqipëria ka humbur 600 mijë të rinj, ka humbur 1 milion e 110 mijë banorë, pra shumicën dërrmuese.

Atherë, ne përqëndrimin kryesor do ta kemi të të rinjtë dhe te mundësia e tyre për të ndërtuar ttë ardhmen e tyre.

Shqipëria do të bëhet shtëpia e të rinjve, kur kjo të bëhet, Shqipëria do të jetë e ardhmja.

Përve këtyre ka një gjë, të rinjtë lexojnë e nëse kthehen e bëjnë krahasime, gjejnë dy botë të ndryshme, gjejnë botën e mashtrimit të sotëm, ku çdo gjë që thuhet thuhet vetëm për mashtrim e propagandë, gjejnë një kohë tjetër në të cilën fjalët e premtimet janë mbajtur dhe kjo përbën një arsye që të rinjtë duhet të kenë besim.

Kthimet pastaj në vetvete nuk them se janë hyjnore, janë toksore po shumë të veçanta", tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll