Politike

"'Unë erdha, ju e dini vetë!" Rikthimi në Kuvend/ Berisha: Ata kanë kryer krime të rënda dhe e dinë vetë se ku e kanë vendin

Berisha tha se nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u lënë 20%  të popullatës 40 milion euro/ nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm.

11 Dhjetor 2024, 09:09 Nga M.B
"'Unë erdha, ju e dini vetë!" Rikthimi në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Patisë Demorkatike, Sali Berisha, tha sot se ata që ndodhen në parlament kanë kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse, sipas tij, mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata.  I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV Berisha tha se nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u lënë 20%  të popullatës 40 milion euro/ nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm.

"Ata e dinë vetë! Ata kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata. Nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u lënë 20%  të popullatës 40 milion euro, nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm.

Vetëm nga vjet, nga 2022-2023 inflacioni i produkteve bazë ushqimore është 14%, 3.3 herë më i madh se inflacioni i përgjithshëm. Jo vetëm është goditur, por është përçmuar në mënyrën më ç’njerëzore. Si mund të ndash ti 8. 2 miliardë euro dhe të lesh 16 milion euro gjoja për indeksim, kjo është një gjë i shkëputjes totale tënden si deputet nga ata që të kanë votuar.

Kosova tha: 20% do rrish pensionet, mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i transferon në fondin e pensioneve, ishte 500 ml/ u bë 600 ml dhe çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë. Nëse merr jo nga 2013, po edhe nga 2022 faktikisht vetëm në 2022-2023 fshihet komplet 2/3 e indeksimit që ke bërë. Kur ti arrin këtë, shndërrohesh në një automat se normal ata janë njerëz që e njohin se çfarë është buxheti po këtë gjë e bëjnë vetëm se kanë interesat  e tyre. të pasurohen vetë, atherë ata nuk e kanë vendin në parlament dhe e dinë se nuk e meritojnë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll