Politike

Konjufca pengoi deputetët e Listës Serbe për të marrë pjesë në Kuvend, Hovenier: Ishte për të ardhur keq! Askush nuk u duk mirë

Sipas Hovenier situata ishte për të ardhur keq. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për faktin se përfaqësuesit e komuniteteve, të cilët janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e njerëzve të tyre, pengohen t’i ushtrojnë këto detyra.

10 Dhjetor 2024, 22:54 Nga N.F
Konjufca pengoi deputetët e Listës Serbe për të marrë
Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë për mediat në Kosovë ka komentuar pengimin e deputetëve të Listës Serbe për të marrë pjesë në seancë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Sipas Hovenier situata ishte për të ardhur keq. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për faktin se përfaqësuesit e komuniteteve, të cilët janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e njerëzve të tyre, pengohen t’i ushtrojnë këto detyra.


“Mendoj se ajo ishte për të ardhur keq. Në fund, askush nuk u duk mirë. Është për të ardhur keq nëse një seancë e Kuvendit pezullohet për atë që duket të jetë një përpjekje për të mos lejuar përfaqësuesit e zgjedhur të kryejnë funksionet e tyre. Nga ana tjetër, është gjithashtu shumë për të ardhur keq që përfaqësuesit e zgjedhur që janë atje për të promovuar interesat dhe për të çuar përpara interesat e popullit të tyre, zgjedhin të mos i ushtrojnë ato të drejta”, tha Hovenier në ATV.

Sipas tij kjo situatë nuk pasqyron premtimin e demokracisë që ata shpresonin të shihnin. Hovenier theksoi se prisnin që deputetë të Kuvendit për të trajtuar në mënyrën e duhur shqetësimet e komunitetit të tyre. 

“Ky nuk është gjithashtu premtimi i demokracisë që do të shpresonim të shihnim, sigurisht në kohën e Ahtisarit kur po negocionim dispozitat për vendet e caktuara për përfaqësuesit e pakicave në parlament. Shpresonim, prisnim që ata të përdornin kapacitetin e rolit të tyre si deputetë të Kuvendit për të trajtuar në mënyrë afirmative shqetësimet e komunitetit të tyre dhe për t’i avancuar ato. Kështu që e gjithë kjo gjë ishte për të ardhur keq”, tha Hovenier.

Po ashtu ambasadori është pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim për Kosovën nën administratën e presidentit Donald Trump. Ai theksoi se mbështetja e popullit amerikan për Kosovën është e vazhdueshme, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane apo rezultatit të zgjedhjeve në SHBA.

Ai nënvizoi se Kosova duhet të tregojë gatishmëri ndaj kërkesave të miqve, përfshirë SHBA-në, dhe të angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. Hovenier tha se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit është i domosdoshëm për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe aleatët e saj.

kosove hovenier konjufca

Sondazh

Poll