Politike

Opinioni i Venecias, Gjokutaj: Votimi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese është puç kushtetues dhe vepër penale

Avokati thekson se votimi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e bën jofunksionale këtë institucion drejtësie.

10 Dhjetor 2024, 22:28 Nga r.ll
Opinioni i Venecias, Gjokutaj: Votimi kundër vendimit të Gjykatës
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Gjokutaj është shprehur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore. 

Avokati thekson se votimi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e bën jofunksionale këtë institucion drejtësie. Ai tha për A2CNN se të gjithë deputetët që votojnë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të procedohen penalisht.

“Të çosh pikë juridike në Venecia nëse është i detyruar kuvendi apo jo të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Po deputeti është ligjbërës dhe është i pari që duhet të zbatojë ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të vijnë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm përbën puç kushtetues, por përbën vepër penale” Votimi kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e bën jofunksionale Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese gjëja e parë që shqyrton është legjitimiteti i saj dhe kur merr legjitimitet, nuk diskutohet zbatueshmëria e vendimit. Deputetët që votojnë kundra mbajnë përgjegjësi penale. Mbani mend për çështjen e mandatit të Berishës, ku vajtën deputetët e Gjykatës Kushtetuese.  se kemi një problem ky pushtet luan me këtë Gjykatë Kushtetuese, se e kemi sui generis. Një gabim i kushtetuese dje dhe një kapriço sot, ndodh degradimi”, tha avokati. 

Gjokutaj e cilëson lojë politike për të fituar kohë dërgimin në Komisionin e Venecias mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas tij PS nuk e priti që Venecia do ta shqyrtonte kaq shpejt. Ai thekson kjo nuk përbën çështje dhe Rama e ka të qartë, por donte të fitonte kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Rasti i cili është çuar në Venecia dhe sot u dha rekomandim konsultë siç ka dhe funksionin Komisioni i Venecias nuk përbën pikë juridike, nuk përbën çështje. Ky është produkt i shpifur i kësaj mazhorance që nuk e ka në agjendë gjykatën, siç i ka kapur ashtu i trajton. Kemi 13 vjet që prekim me dorë këtë realitet. Nuk është çështje ti drejtosh Venecias ti që; ta zbatoj unë apo ajo vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Kush më shumë se Gjykata Kushtetuese mund ta shterojë sjelljen e kuvendit në raport me këtë çështje, çështjen e mandatit të një deputeti. Kush e interpreton kushtetutën në mënyrë shteruese? Gjykata Kushtetuese. Nuk ka hallkë tjetër në sistem që përveç se të tjerët t’i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ata e thonë në mënyrë të qartë; që Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këta nuk e çuan në Venecia se nuk e dinin për qëndrimin e Kuvendit, por është lojë politike, unë besoj që nuk kanë pritur që Venecia do ta gjykojë kaq shpejt dhe e kanë lënë për limitet e fushatës me gjasë Xhaçka nuk do të kandidonte dhe do kalonte kjo pjesë. Kjo është lojë për të fituar kohë. Rama prej 13 vjetësh këtë taktikë përdor, ndonëse e ka të qartë se çfarë instrumenti duhet përdorur. Politka shqiptare i ka zët konsultat e rekomandimet vetëm kur institucionet e huaja e bëjnë fakt”, u shpreh ai.

genc gjokutaj opinioni i venecias

Sondazh

Poll