Politike

“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme!" Berisha: Përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm, bëj një veprimtari fizike të përditshme

Berisha u përgjigj se puna është është sekreti një jetë të shëndetshme. Ai shtoi se bën një veprimtari fizike të përditshme.

11 Dhjetor 2024, 08:44 Nga M.B
“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot dhe për stilin e jetesës. I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV dhe i pyetur nga moderatori për sekretin e jetës së shëndetshme, Berisha u përgjigj se puna është është sekreti një jetë të shëndetshme. Ai shtoi se bën një veprimtari fizike të përditshme.

“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme. Përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm. Bëj një veprimtari fizike të përditshme. Bëj 10-mijë hapa, bëj shkallën, bëj orbitrek. Përpiqem që të kem një ushqim të shëndetshme. Përdor zarzavate, më pak fruta. Ka një mëngjes me shumë kalori, unë përpiqem që të kem një mëngjes më kalori dhe nuk ndiej uri gjatë ditës”, tha kryedemokrati.

sali berisha

Sondazh

Poll