Politike

Çështja Xhaçka/ Felaj: ‘Venecia’ konfirmoi qëndrimin e PS, Kuvendi ka shënuar një fitore

Më tej ajo tha se Komisioni i Venecias ka thënë që Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje.

10 Dhjetor 2024, 21:57 Nga E. D
Çështja Xhaçka/ Felaj: ‘Venecia’ konfirmoi
Ermonela Felaj

TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj tha se vendimi i Komisionit të Venecias konfirmoi qëndrimin e PS. Felaj e ftuar në emisionin ‘ Real Story’ në abcnews u shpreh se ky opinion i sotëm ka bërë që Kuvendi të shënoj një fitore. Gjithashtu ajo parashtroi dy mënyra sesi mund të vihej në lëvizje kjo çështje.

Sipas saj mënyra e parë është Kuvendi që ja nis Gjykatës Kushtetuese në bazë të mocionit ose 1/10 të deputetëve dhe mënyra tjetër lidhet me nje nen tjetër që lidhet me rrethin e subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Më tej ajo tha se Komisioni i Venecias ka thënë që Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje.

“Ne në fakt me këtë opinion kemi ardhur në fund të një diskutimi sepse bëhen gati 2 vjet që Kuvendi ka qenë i përfshirë në diskutime lidhur me deputeten Xhaçka. Filloi si një diskutim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve të Kuvendit. Mbasi që dolën dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese në janar të vitit të kaluar, u vë ne lëvizje këshilli i legjislacionit që ka përfaqësim ndërpartiak dhe ky këshill duhet të shikoj përmbajtjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kanë qenë këto diskutime që bën të mundur marrjen e opinionit të një eksperti kushtetues si profesor Krenar Loloci që u përgjigj pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës.

Së pari mua ky opinion profesionalisht më ka dhënë kënaqësi sepse nëse i kthehemi diskutimeve sigurisht që kemi ruajtur ato qëndrime që i shoh të konfirmuar nga Komisioni I Venecias. Nëse flas si një deputete, si e zgjedhur e Kuvendit dhe mendoj që është gjëja më e mirë, Kuvendi ka shënuar një fitore dhe nuk ka asgjë për tu çuditur sepse kemi një sistem parlamentar, debatet e ndihmojnë të konsolidohet, por dhe Kuvendi ka fituar që të mos i cënohen asnjë nga targerat që janë të definuar në kushtetutë. Si mund të vihej në lëvizje kjo cështje? Ka dy mënyra.

Mënyra e parë është Kuvendi që ja nis Gjykatës Kushtetuese në bazë të mocionit ose 1/10 të deputetëve. Mënyra tjetër lidhet me nje nen tjetër që lidhet me rrethin e subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Një nga subjektet që për rastet e papajtueshmërisë së deputetëve e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është 1/5 e deputetëve. Kush janë këto subjekte? Gjenden dhe 1/5 e deputetëve mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmëritë e deputetëve duke marrë parasysh që Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për rastet kur mendohet që deputeti po fiton pasuri nga të ardhura nga shteti. Komisioni i Venecias ka thënë që Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje. Kanë qenë këto dy momnete që na vunë përpara pamundësisë për të kuptuar se cfarë do të thoshte Gjykata Kushtetuese,” tha ajo. 

ermonela felaj

Sondazh

Poll