Politike

Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Mediu: Kuvendi s’mund të pengojë dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese

Ai tha se deputeti është në lirinë e tij për të votuar, mund të votojë sipas bindjes që ka, por nuk mund të votojë kundër Kushtetutës.

10 Dhjetor 2024, 21:57 Nga r.ll
Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Mediu: Kuvendi
fatmir mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhu rme mandatin e Olta Xhaçkës. I ftuar në News24, Mediu tha se kemi qenë 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe 4 vjet pa Gjykatë të Lartë dhe kjo nuk ndodh në asnjë vend anëtar të NATO-s. Deputeti tha se Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e çështjeve në Kushtetuese kur këtë e kërkon 1/10 e anëtarëve të Parlamentit.

“Sipas logjikës së PS-së, Kuvendi me shumicë votash mund të bllokojë çdo nismë që 1/10 e anëtarëve të Parlamentit mund t’i drejtohen Kushtetueses. Në këtë pikëpamje për çfarë nga duhet Gjykata Kushtetuese kur Kuvendi mund të bllokojë  dërgimin e çdo akti?”, tha Mediu.

Ai tha se deputeti është në lirinë e tij për të votuar, mund të votojë sipas bindjes që ka, por nuk mund të votojë kundër Kushtetutës. Më tej shtoi se është çështje tjetër ajo se çfarë vendos Gjykata, pra në rastin konkret për mandatin e Olta Xhaçkës, dhe tjetër çështje e drejta e 1/10 të deputetëve që t’i drejtohen Kushtetueses.

fatmir mediu

Sondazh

Poll