Sport

DAZN gati të japi nga një çek të madh për Manchester Cityn dhe Chelsean…

Ndërsa platforma DAZN po tërheq kritika në Francë, Manchester City dhe Chelsea duhet të kenë të drejtën të marrin një çeku shumë të mire prej tij

10 Dhjetor 2024, 14:14 Nga DOSJA
DAZN gati të japi nga një çek të madh për Manchester

ANGLI - Prej disa muajsh në Francë, emri i DAZN nuk është i lidhur realisht me suksesin e të drejtave televizive në Ligue 1, e cila u shndërrua në një fiasko, me një numër shumë të kufizuar abonentësh, që ngre pikëpyetje për të ardhmen e platformës.

Por jashtë vendit, emri DAZN është përkundrazi sinonim i lajmit shumë të mirë. Në të vërtetë, siç shpjegon Daily Mail, Manchester City dhe Chelsea mund të marrin deri në 70 milionë euro secili falë marrëveshjes së madhe të nënshkruar nga platforma.

Nga 50 deri në 70 milionë euro?

Nënshkrimi i një marrëveshjeje televizive miliard dollarëshe (rreth 920 milionë euro) nga FIFA me DAZN, për të transmetuar Kupën e Botës për Klube, do t'u ofrojë një çmim të madh klubeve pjesëmarrëse. Sipas mediave angleze, edhe pse nuk është marrë një vendim përfundimtar, dy klubet mund të presin që të marrin nga 50 deri në 70 milionë euro secila falë pjesëmarrjes së tyre në turne.

Kjo shumë përfaqëson një mundësi financiare shumë më të madhe se sa klubet e tjera të divizionit të lartë mund të shpresojnë në turnetë verore ndërkombëtare, ku fitimet përgjithësisht janë të kufizuara në rreth 10% të kësaj shume.

Ky injeksion kapitali mund të ndikojë ndjeshëm edhe në rregullat financiare të Premier League, duke shkaktuar kritika nga disa konkurrentë, që mund ta perceptojnë këtë avantazh si të padrejtë.

Manchester City do të hyjë në turne si kampion në fuqi, ndërsa Chelsea do të përfaqësojë klubin e fundit anglez që ka fituar Champions League. DAZN, i cili ka regjistruar miliarda humbje që nga fillimi i tij, mund të përfitojë nga fonde shtesë potencialisht nga Arabia Saudite për të mbështetur platformën e transmetimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll