Aktualitet

"Guxim dhe integritet i palëkundur"! DASH vlerësoi Altin Dumanin me Çmimin ‘Kampion Kundër Korrupsionit’, ambasada e SHBA: Do punojmë me ju dhe SPAK

Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

9 Dhjetor 2024, 21:56 Nga E. D
"Guxim dhe integritet i palëkundur"! DASH vlerësoi Altin
Antony Blinken, Altin Dumani

SHBA- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”. Ambasada përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thekson se 'ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar’. 

Gjithashtu ambasada e SHBA thotë se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.

altin dumani antony blinken

Sondazh

Poll