Aktualitet

EMRI/ Vuante nga disa sëmundje, i dënuari ndërron jetë në spital

Sipas njoftimit të Spitalit, Namik Paja, ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

9 Dhjetor 2024, 22:43 Nga E. D
EMRI/ Vuante nga disa sëmundje, i dënuari ndërron jetë
foto ilustruese

TIRANË- Një i dënuar ka ndërruar jetë pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza”, QSUT në Tiranë. Sipas njoftimit të Spitalit, Namik Paja, ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Mësohet se Paja vuante nga disa patologji, kryesisht ato të shëndetit mendor, për të cilat edhe ishte dhënë verdikti i Gjykatës me shtrim të përkohshëm. Gjatë qëndrimit të tij në izolimin me qëllime mjekimi nga problemet psikike, viktima është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore. 

Njoftimi:

Sot, më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).

Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:
– Çrregullim Bipolar Tip 1
– Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës
– Hipertension arterial (stad II-III)
– Çrregullime psikotike
– Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.

Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore. Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për hunbjen e njeriut të tyre.

namik paja

Sondazh

Poll