Aktualitet

Vonesa të shumta/ Aviacioni Civil italian pézullon licensën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’

29 Dhjetor 2019, 12:17 Nga DOSJA
Vonesa të shumta/ Aviacioni Civil italian pézullon licensën e

ITALI– Nga data 13 janar asnjë avion i kompasnisë italiane së fluturimeve “Fly Ernest”, nuk do të mund të bëjë më fluturime pasi Aviacioni Civil italian i ka pézulluar licensën. Shkak për të  marrë këtë vendim nga  ana e Aviacioni Civil italian janë bërë vonesat  e herë pas hershme të avionëve të linjës në fjalë.

Ndërkohë një prej motiveve kryesoreve të  pézullimit të licensës, sipas Aviacionit Civil Italian, është vonesa për orë të gjata nga oraret e përcaktuara si dhe ngatërrimi i destinacioneve të tyre pa asnjë dëmshmërblim financiar kundrejt pasagjerëve.

Të kontaktuar nga ‘Report Tv’,  Autoriteti Civil Shqiptar, ka thënë se lidhur me këtë pézullim nuk ka qenë më parë në dijeni, pasi një vendim i tillë është marrë nga Italia, pasi dhe kompania ajrore i përket shtetit  italian.

Kujtojmë që qytetarët shqiptarë janë ankuar gjithmonë për mungesën e shërbimit dhe mos korrektesën me këtë linjë ajrore që kanë përdorur më së shumti drejt Italisë, vendi fqinj në të cilin jetonjë dhe punojnë një numër shumë  i lartë i emigrantëve  shqiptarë. Në një denoncim të  disa muajve më parë në redaksinë e Dosja.al, u mësua se qyetarë të grupmoshave të ndryshme, gra, fëmijë dhe të moshuar janë zvarritur me orë të tëra duke pritur në aeroportin e Rinasit për shkak të vonesave.

Burimi: Avionews.i

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aviacioni civil fly ernest aviacioni civil fly ernest

Sondazh

Poll