Sport

Njoftimi befasues i Zlatan Ibrahimovic, për të ardhmen e tij si trajner…

Këshilltari sportiv i Milanit, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë larg fushës dhe bëri një njoftim të madh për të ardhmen si trajner.

9 Dhjetor 2024, 09:58 Nga DOSJA
Njoftimi befasues i Zlatan Ibrahimovic, për të ardhmen e tij si

ITALI - Një njeri me karakter të fortë në fushë kur luante për Paris Saint Germain, AC Milan apo FC Barcelona, ​​Zlatan Ibrahimovic është sot këshilltar sportiv i AC Milanit.

I pyetur për një të ardhme të mundshme si trajner, suedezi e refuzoi idenë në një intervistë për Sports Illustrated DE.

“Duhet të mbulosh kaq shumë fusha, të gjesh ide dhe zgjidhje, të përgatitësh dhe të ndjekësh ndeshjet, si trajner. Duhet të punosh ditë e natë. Një vit si trajner do të më dukej si dhjetë. Është shumë punë për mua, nuk më tërheq”.

Një deklaratë, e cila përforcon atë të bërë disa kohë më parë në rubrikat e The Athletic, ku deklaroi se flokët e tij të thinjura do të ishin shfaqur pas një jave punë si trajner. Ai deklaroi gjithashtu se “jeta e një trajneri zgjat deri në 12 orë në ditë. Ju nuk keni absolutisht kohë të lire”. Një njoftim shumë i qartë nga Zlatan, i cili nuk është gati të bëhet trajner.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll