Sport

Këpucët e Marc Cucullas!... Dy rrëshqitje, dy gola të pësuar nga Chelsea: 6 minutat katastrofike të mbrojtësit spanjol

Këpucët e Marc Cucurella-s nuk ishin të përshtatshme për fushën e stadiumit Tottenham Hotspur. Mbrojtësi i majtë i Chelseat rrëshqiti dy here në dy aksione që përfunduan me gola për kundërshtarit.

9 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Këpucët e Marc Cucullas!... Dy rrëshqitje, dy gola të

ANGLI - Përballja mes Tottenhamit dhe Chelseat u zgjidh nga dy situata çuditërisht të ngjashme... dhe e çuditshme me pak fjalë në këtë nivel.

Në dy raste, mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella rrëshqiti, duke ia kthyer topin Spurs-it, të cilët shkuan të shënonin me hapa të shpejtë me Dominic Solanke (5’), pastaj Dejan Kulusevski (11’). Gol i dytë e shtyu mbrojtësin spanjolin të largohej nga fusha, jo pa gjeste të mëdha për fatkeqësinë e tij, ishte koha për të ndërruar këpucët.

Situata e parë: Cucurella shërbehet nga qendërmbrojtësi Levi Colwill, një pasim anësor i padëmshëm, i cili bëhet i rrezikshëm, kur ai humbet rikuperimin e topit. Brennan Johnson, i cili përfiton të vërshojë para dhe ta kalojë topin për Dominic Solanke, i cili shënon.

Rasti i dytë çoi në një rezultat identik. Kësaj here, Cucurella ra jo në tentativën për të vazhduar, por në momentin e pasimit.

Këtë herë, është Enzo Fernandez ai që ia jep topin Cucurella-s, i cili kontrollon me të djathtën... dhe rrëshqet kur tenton të bëjë një pasim të gjatë nga e majta, që për rrjedhojë bëhet një pasim i shkurtër për Tottenham. Pesë sekonda më vonë, Dejan Kulusevski hyn në zonë dhe mashtron Robert Sanchez me një goditje pranë shtyllës shënon.

Ishte e logjikshme që mbrojtësi i krahut blu u largua nga fusha për të veshur një pale këpucë të tjera që e lejonin të luante futboll pa thyer fytyrën. Zgjedhje fitimprurëse, pasi përveçse qëndroi në këmbë, Cucurella dha pasimin vendimtar për Jadon Sancho në portë për të zvogëluar diferencën pesë minuta më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll