Sport

Botafogo rikthehet pas 30 vitesh në majën e futbollit brazilin!

Tani, ekipi do të udhëtojë në Katar për Kupën Ndërkontinentale, ku do të përballet me Pachuca në “Derby e Amerikaneve”, më 11 dhjetor, në Stadiumin 974 në Katar.

9 Dhjetor 2024, 00:43 Nga DOSJA
Botafogo rikthehet pas 30 vitesh në majën e futbollit brazilin!

BRAZIL - Pothuajse 30 vjet pas herës së fundit, Botafogo është rikthyer në majat e futbollit brazilian. Me një gol dramatik në minutën e 92-të, “Estádio Nilton Santos” shpërtheu në festime pas fitores 2-1 kundër São Paulos në javën e fundit të kampionatit brazilian.

Me këtë fitore, Botafogo arriti në kuotën e 79 pikëve dhe u shpall kampione e Brasileirãos për herë të tretë në histori, pas triumfit të fundit në sezonin 1994/95. Në këtë ndeshje, Savarino hapi rezultatin në pjesën e parë, William Gomes barazoi në pjesën e dytë, dhe Gregore shënoi golin vendimtar.

Ky sezon është historik për Botafogon, pasi brenda vetëm tetë ditësh, skuadra fitoi si Copa Libertadores ashtu edhe Brasileirãon. Tani, ekipi do të udhëtojë në Katar për Kupën Ndërkontinentale, ku do të përballet me Pachuca në “Derby e Amerikaneve”, më 11 dhjetor, në Stadiumin 974 në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll