Sport

Ajax nuk është i pathyeshëm në Holandë, humbet dhe vendin e dytë në Eredivisie

Seria e pa thyeshmërisë së Ajax Amsterdamit në Holandë përfundoi këtë të dielë, në fushën e Alkmaar (1-2).

9 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Ajax nuk është i pathyeshëm në Holandë, humbet dhe

HOLANDE - Ajax Amsterdam mbeti në dymbëdhjetë ndeshje pa humbje në Eredivisie (9 fitore, 3 barazime), pasi seria e pa thyeshmërisë së tij përfundoi këtë të dielë, me një pengesë në fushën e Alkmaar (1-2).

Pas një goli të mohuar për Wout Weghorst për një lojë me dorë (56’), vendësit shënuan dy herë me Parrot (65’) dhe Laho (76’), pas dy asisteve të Peer Koopmeiners, vëllai i mesfushorit të Juventusit, Teun Koopmeiners. Mika Godts shënoi, pas një shërbimt të Brian Brobbey (81’), goli nuk ishte i mjaftueshëm.

Humbja e fundit e skuadrës së Francesco Fariolit në skenën kombëtare daton në ditën e dytë të kampionatit, ndaj NAC Breda (1-2, 18 gusht), dhe kjo humbje e dytë sezonale rëndon shumë, pasi Ajax la vendin e dytë në kampionatin holandez.

Utrecht është dy pikë përpara Ajaxit, por mbetet shtatë pikë prapa liderit të paprekshëm, PSV Eindhoven.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll