Sport

Nuk do të ketë më fanelë me numrin ‘5’ te Bayern, nderim për Franz Beckenbauer!

Gjiganti bavarez nuk do të nxjerrë më kurrë fanelë me numrin 5, në homazh të mbrojtësit të tij legjendar Franz Beckenbauer, i cili vdiq në janar 2024.

9 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Nuk do të ketë më fanelë me numrin ‘5’ te

GJERMANI - Në mbledhjen e përgjithshme të Bayern Munichut këtë fundjavë, presidenti Herbert Hainer njoftoi se numri ‘5’ nuk do t'i jepej më kurrë një lojtari në klub, në nderim të mbrojtësit legjendar Franz Beckenbauer, i cili vdiq më 7 janar 2024 në moshën 78-vjeçare.

Kjo është hera e parë që Bayern ka zgjedhur të tërhiqë një fanelë me numrin 5, ku bartësi i fundit i këtij numri brenda klubit bavarez do të mbetet përgjithmonë... francezi Benjamin Pavard.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll