Sport

VIDEO / Atletico Madrid spektakolar përballë Sevillas, fiton në shtesë!

Atletico me këtë sukses shkon në kuotën e 35 pikëve në 16 ndeshje, një më pak se Reali i Madridit e tri më pak se Barcelona kryesuese.

9 Dhjetor 2024, 00:34 Nga DOSJA
VIDEO / Atletico Madrid spektakolar përballë Sevillas, fiton në

SPANJE - Shtatë gola, përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund fiton skuadra që jep shpirtin në fushë: Atletico Madridit. Në stadiumin “Metropolitano” u zhvillua një nga ndeshjes më të bukura, emocionuese dhe spektakolare të fundjavës, e cila nuk është për ata me zemër të dobët: Atletico - Sevilla 4-3.

Një takim që i dha shenjat e para të spektaklit që në minutën e 10-të me golin e de Paul. Kundërpërgjigjja e skuadrës andaluze ishte e menjëhershme me golat e Lukebakios dhe Romeros, me pjesën e parë që mbyllet me rezultatin 1-2. Në të 57-tën Sevilla shënon golin e tretë me Sanchez, por nga ky moment Atletico fut ‘marshin e fundit’ duke shënuar tre gola, dy prej të cilëve kanë autor Griezmann (golin e 3-3 e shënoi Lino). Dhe të mendosh që golin e fitores ekipi i Simeones e realizoi në minutën e katërt shtesë.

Atletico me këtë sukses shkon në kuotën e 35 pikëve në 16 ndeshje, një më pak se Reali i Madridit e tri më pak se Barcelona kryesuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll