Sport

VIDEO / Chelsea arrin një përmbysje spektakolare ndaj Tottenhamit!

Kjo fitore i ngjit blutë e Londrës në vendin e dytë me 31 pikë, katër më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

9 Dhjetor 2024, 00:30 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea arrin një përmbysje spektakolare ndaj Tottenhamit!

ANGLI - Fitore e madhe 3-4 e Chelsea-t në fushën e Tottenhamit në duelin më të rëndësishëm të së dielës në Premier League, rezultat që i ngjit blutë e Londrës në vendin e dytë me 31 pikë, katër më pak se Liverpooli që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ecuri fantastike e skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca prej katër fitoresh radhazi, kjo e fundit në derbin e Londrës përballë një rivali për zonën Champions.

Në fakt, ndeshja nisi më mirë për Tottenhamin, që realizoi dy gola të shpejtë me Solaknen dhe Kulusevski, që përmbyllën me gola kundërsulmet e vendasve që përfituan nga dy gabime të të njëjtit futbollist, Cucurella (rrëshqiti në fushë), që u detyrua të ndryshonte këpucët pasi ato që kishte fillimisht ishin të papërshtatshme për terrenin e lagur.

Pak pas golit të dytë të Tottenhamin shkurtoi diferencën Sancho, për të ardhur më pas te goli i Palmer me 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë për rezultatin 2-2. Chelsea në minutat në vazhdim realizoi edhe dy gola të tjerë me Fernandez e sërish me Palmer me penallti, ndërsa në kohën shtesë shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-4 Son Heung-Min në fund të shtesës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll