Bota

Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit: Datat i cakton partia fituese, ne nuk kërkojmë lëmosh

29 Dhjetor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit: Datat i cakton partia fituese, ne

KOSOVË- Kreu i Partisë Lidhja Demorkatike e Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se LDK po vonon formimin e qeverisë.

Në një reagim në Facebook, Mustafa shkruan se nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, por është një situatë që përgjegjësia duhet të ndahet mes të dy partive.  “LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend”, shkruan ai dhe shton se nuk është as ai dhe as partia që drejton ata që vendosin datat.

Më tej Mustafa shton se datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë.

REAGIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë, Lidhja Demokratike e Kosovës është angazhuar për marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV mbi bazën e rezultateve zgjedhore të datës 6 tetor, të çertifikuara nga KQZ. Nga këto zgjedhje ka dalë LVV si fitues relativ me 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë. Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë. LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend.

LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë. Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje. Caktimi i mandatarit, marrja e mandatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2019, 12:59

Díktatori i vrárë për Krishtlindje

TIRANË-Nicolae dhe Elena u larguan nga Bukureshti me helikopter, për t’ju shmangur turmës. Ditën kur kryeqyteti ish mbuluar me emocione të përziera, úrrejt...