Bota

Kércénimi ndaj Albin Kurtit, reagon Mimoza Kusari: Do të ketë të tjera, kapësit se lëshojnë lehtë prenë

29 Dhjetor 2019, 12:21 Nga DOSJA
Kércénimi ndaj Albin Kurtit, reagon Mimoza Kusari: Do të

KOSOVË- Pas kércënimit të djeshëm të Haxhi Hotit ndaj liderit të Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se ky ishte një ‘grusht’ për t’i zgjuar të gjithë nga ëndrra e për t’i kthyer në realitet. 

“Do të ketë prapë kércënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë,”-shkruan ndër të tjera Kusari.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë, Gëzuar e Diela e fundit e dekadës! Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD. Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë. Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë. Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë  fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje. Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti. Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.

Ditën e djeshme anëtari i NISMËS kércénoi me jetë Albin Kurtin. Lëvizja VetëVendosje reagoi duke dorëzuar një kállézim penal për Haxhi Hotin. Arréstóhet Hoti, ndërsa deklaron se ishte një gabim teknik. Nuk kanë munguar as reagimet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kercenohet albin kurti mimoza kusari kercenohet albin kurti mimoza kusari

Sondazh

Poll