Bota

Ngjarja trágjike që tmérroi botën, pérplasja e avionit me Kullën Eiffel

29 Dhjetor 2019, 17:47 Nga DOSJA
Ngjarja trágjike që tmérroi botën, pérplasja e

TIRANË-  E gjithë ngjarja ishte një dramë që në nisi në prag krishtlindjesh, kur katër terroristët, të maskuar si oficerë të policisë presidenciale algjeriane, hipën në një Airbus 330 me 220 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Gjatë dy ditëve që avioni ishte i rrëmbyer,  tre pasagjerë u vranë nga rrëmbyesit ndërsa kërkuan lirimin e dy udhëheqësve të terroristëve islamikë, të cilët ishin arrestuar nga qeveria algjeriane, dhe do të lejoheshin të zbarkonin në Francë.

Ndërsa dy ditë më vonë, më datë 26 dhjetor, qeveria algjeriane lejoi që avioni të linte pas Algjerinë e t’i drejtohej Francës.Meqenëse njësia e energjisë ndihmëse e aeroplanit nuk  kishte  kapacitetet e duhura, aeroplani u ul në Marsejë. Ky ishte momenti që këtu francezërt hynë në aeroplan dhe vranë rrëmbyesit.

Pas rrëmbimit, një ish-drejtues i grupit të armatosur islamik konfirmoi që aeroplani kishte për qëllim të përplaset në Kullën Eifel në Paris. Para se të fillonte zytarisht rrëmbimi, të katër rrëmbyesit hynë në aeroplan dhe pretenduan se ishin polici, duke kryer kontrolle pasaportash, të cilat vonuan aeroplanin, duke fiksuar ushtrinë algjeriane e cila u mashtrua prej tyre.

Një ditë më pas, rrëmbyesit lanë të lirë dhjetëra pasagjerë, ku më së shumti ishin gra, fëmijë dhe të sëmurë,dhe nuk u kërkuan asgjë në këmbim të lirisë. Por qeveria franceze me zgjuarsi, rrëmbeu nënën e liderit të grupit  të rrëmbyesve  në mënyrë që të linte pengjet të lirë. Por për fat të keq nuk pati sukses kjo provë, pasirezultoi edhe më keq sesa prisnin.

Dhe në këtë moment rrëmbyesi tha që nëse nuk lëshonin pistën për fluturim, do të vrisnin një peng çdo gjysmë ore, e teksa u kaluan 30 minuta dhe nuk pati reagime, nisëën  ekzekutimet. Kur arritën në aeroport, rrëmbyesit kërkuan 27 ton karburant, ndërkohë që ishin të nevojshëm vetëm 9 ton për aeroplanin, ata kërkuan  më shumë.

Nga kjo u kuptua se synimi ishte për  të vënë një bombë që do të shpërthente mbi Kullën Eiffel, të Parisit Për shkak se shpërthimi nuk u bë i mundur  udhëheqësi i forcave speciale dha urdhrin të niste operacionin ku  grupe agjentësh hynë në aeroplan nga pika të ndryshme, dhe disa pengje u lëshuan e ndërkohë që efektivët sulmuan rrëmbyesit.

Pas kësaj ngjarje humbën jetën 3 terroristë, por më e çuditshmja është se disa orë pas përfundimit të kësaj tragjedi një grup tjetër terrorist vrau 4 priftërinj në Algjeri. 3 prej tyre ishin francezë dhe njëri ishin me origjinë belge. Këto  ngjarje tragjike tmerruan botën mbarë, pasi historia nuk ishte një film, por terroristët kishin rrëmbyer një avion me njerëz të pafajshëm.

Burimi:  alternatehistory

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota air france algjeri rrëzimi i avionit mbi kullën eiffel air france algjeri rrëzimi i avionit mbi kullën eiffel

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2019, 12:59

Díktatori i vrárë për Krishtlindje

TIRANË-Nicolae dhe Elena u larguan nga Bukureshti me helikopter, për t’ju shmangur turmës. Ditën kur kryeqyteti ish mbuluar me emocione të përziera, úrrejt...