Bota

Deklarat a Albin Kurtit: LDK-ja ma përcakton datën formimit të Qeverisë e jo Presidenti

29 Dhjetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Deklarat a Albin Kurtit: LDK-ja ma përcakton datën formimit të

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është ajo që përcakton see kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës.

Ai është shprehur se takimi me Hashim Thaçin do zhvillohet,  por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK-së e VV-së. Albin Kurti ka vendosur të mos nxitohet të formojë e propozojë mandatarin e Qeverisë pa e bërë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konsitutimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjertërkush. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës jo Presidenti i Republikës”, ka thënë ai.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të caktojë datën e formimit të Qeverisë pa e bërë propozimin partia fituese dhe pa u arritur marrëveshje mes dy partive. “Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne dojmë marrëveshje edhe populli do marrëveshje”, ka thënë ai.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2019, 12:59

Díktatori i vrárë për Krishtlindje

TIRANË-Nicolae dhe Elena u larguan nga Bukureshti me helikopter, për t’ju shmangur turmës. Ditën kur kryeqyteti ish mbuluar me emocione të përziera, úrrejt...