Sport

Superiorja/ Vllaznia rigjen fitoren, Dodaj dhe Çoba përmbysin Elbasanin…

Kuqeblutë kanë arritur një fitore 2-1 në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”

8 Dhjetor 2024, 23:46 Nga DOSJA
Superiorja/ Vllaznia rigjen fitoren, Dodaj dhe Çoba përmbysin

SHKODER - Vllaznia e ka shfrytëzuar në maksimum faktin që ndeshja e javës së 17-të ndaj AK Elbasanit është luajtur në “Loro Boriçi”. Skuadra kuqeblu shkodrane ka arritur të marrë një fitore me përmbysje, 2-1 ndaj verdhebluve, të cilët në këtë ndeshje kishin një drejtim teknik të ri.

Elbasani, pritës në këtë sfidë për shkak të shkëmbimit të fushave që dy ekipet bënë në fazën e parë, kaloi i pari në avantazh. Në minutën e 35-të, Qaqi surprizoi mbrojtjen shkodrane me një gjuajtje me kokë, duke firmosur për 1-0.

Megjithatë, në pjesën e dytë kuqeblutë zbritën në fushën e lojës me një tjetër ritëm dhe në fillim barazuan rezultatin me anë të Dodajt në minutën e 63-të, ndërsa kaluan në avantazh me Çobën në minutën e 81-të.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç debuton me humbje në stolin e Elbasanit, të cilët mbeten në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Ndërkohë, Vllaznia ngjitet në kuotën e 28 pikëve, po aq sa Dinamo, duke ndarë vendet 3 dhe 4.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll