Sport

Shehi debuton me barazim në krye të Ballkanit!

Me këtë pikë të fituar Ferizaj del në pozitën e tetë në tabelë me 17 pikë, derisa Ballkani është e treta me 27 pikë.

8 Dhjetor 2024, 17:59 Nga DOSJA
Shehi debuton me barazim në krye të Ballkanit!

KOSOVE - Orges Shehi debuton me barazim në Superligën e Kosovës. Vetëm pak ditë pas prezantimit në krye të Ballkanit, skuadra e Suharekës nuk mori më shumë se një pikë në ndeshjem me Ferizajn, që përfundoi me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, kur në minutën e 24-të Walid Hamidi realizoi pas asistimit të Adetunjit për 0-1.

Ferizaj krijoi disa raste të mira shënimi, por që nuk e gjeti golin e barazimit në pjesën e parë. Vendasit në pjesën e dytë u treguan edhe më agresivë në repartin ofensiv duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Betim Haxhimusa, Albion Kurtaj e Fatjon Jusufi rrezikuan, por Enea Koliçi ishte në top formë. Por në minutën e 84-të erdhi goli i barazimit. Çlirim Avdulli asistoi për mrekulli për Almen Abdul nga gjuajtja e lirë dhe sulmuesi irlandez barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë pikë të fituar Ferizaj del në pozitën e tetë në tabelë me 17 pikë, derisa Ballkani është e treta me 27 pikë. Në xhiron e ardhshme Ferizaj takohet në udhëtim me Dukagjinin, derisa Ballkani para tifozëve të vet pret Llapin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll