Sport

“Unë e di që lojtari dëshiron Barcelonën, por dua komisionin tim.” Ja bisedat mes Raiola-s dhe drejtuesve për De Ligt

28 Dhjetor 2019, 14:00 Nga DOSJA

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar negociatat e plota mes De Ligt dhe Barcelonës, që nisën me “po” e lojtarit dhe përfunduan me “jo” e tij, i ndikuar nga Raiola. Mbrojtësi në atë kohë luante për Ajax dhe prandaj, ekipi spanjoll nisi kontaktet me mbrojtësin, me qëllimin e vetëm për të mbyllur çdo marrëveshje. Kur Barcelona kontaktoi për herë të parë me Raiola-n, ai u tregua i qartë.
“Dua një shumë të konsiderueshme për vete, diku te 8 milionë euro, nëse nuk garantohen këto para klienti im nuk udhëton drejt Barcelonës.
Në një situatë të tillë, drejutesit e Barcelonës kontaktuan vetë lojtarin:
“Me Raiola-n nuk mund të negociojmë, jemi larg. Ai na thotë se keni avancuar në bisedimet me Juventusin. Na premtoni që përpara se të merrni një vendim, do të na thoni. Nëse mundemi, do të përputhemi me ofertën e Juventusit, ose do ta tejkalojmë atë”. Vetë lojtari i kishte siguruar: “Mos u shqetësoni, unë dua të vij te Barça”.
Duke parë se spanjollët po zyrtarizonin marrëveshjen me mikun e tij Frenkie De Jong, De Ligt pyeti përfaqësuesit nga “Camp Nou”: “Si është situata ime, nuk di asgjë”. Nga klubi katalanas iu tha e vërteta: “Mino ka kërkuar shumë para dhe ne nuk mund t’i paguajmë”. De Ligt këmbënguli: “Për mua, paratë nuk janë problem. Ëndrra ime është Barça dhe dua të vij atje”.
Barcelona edhe një herë telefoni agjentin e famshëm dhe ai u tregua mirëkuptues: ““Unë e di që lojtari dëshiron të vijë te Barcelona dhe nuk interesohet për para. Do të diskutojmë, edhe unë nuk do të kërkoj komision. Çfarë ndodh është se tani jam në një moment delikat dhe do të jem jashtë Europe për një muaj”.


Dhe së fundi, një samit u mbajt në Amsterdam, më 10 maj. Aty ishin presidenti Josep Maria Bartomeu dhe të gjithë drejtuesit . Dhe befasia ndodhi. Vetë De Ligt e mori fjalën dhe, duke lënë mënjanë përbetimet e tij të mëparshme, tha se nuk ishte ndier i vlerësuar nga Barcelona. Pra, u pozicionua në një linjë me agjentin e vet. Katalanasit kuptuan se nuk kishin më asgjë në dorë. Përfundimi? Agjenti kishte ndryshuar vullnetin e një tjetër ylli, prej lojtarëve të tij. Një tjetër komision i artë për të, marrë nga Juventusi; një tjetër triumf i Mino Raiola.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax barcelona raiola ajax barcelona raiola

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...