Sport

Nga shitja e cigareve, në futbollin e Manchester United, mbrojtësi rrëfen transformimin

28 Dhjetor 2019, 18:35 Nga DOSJA

Eric Baily ka disa sezone që është pjesë e Manchester United. Mbrojtësi ka rrëfyer gjithçka, duke treguar vështirësitë që duhet të kalonte për të mbërritur në nivelet botërore. Bailyt i është dashur që dikur të shiste cigare në rrugët e vendlindjes së tij, ndërsa më pas vendosi të provonte fatin e tij në futboll.

“Kur mora pagesën time të parë, bëra një transferim bankar për familjen time. Që atëherë çdo gjë ka kaluar shumë shpejt. U bashkova me Espanyol në vitin 2011 dhe 3 vite më pas bëra edhe debutimin në ekipin e parë.”

“Në afërsisht 5 vite kalova nga shitja e cigareve në rrugët e Abidjanit në të luajturit për klubin më të madh në botë. Realiteti im ka ndryshuar tërësisht. Tani njerezit më shohin si një yll.Jam i famshëm në shtëpinë time”, ka rrëfyer Eric Bailly.

(e.c/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eric bailey eric bailey

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...