Sport

VIDEO/ VAR dhe “Kanarinat” e Norwich bëjnë me “dhimbje koke” Mourinhon,Tottenham ngec me vendin e fundit

28 Dhjetor 2019, 20:30 Nga DOSJA

ANGLI– Tottenham nuk fiton as me vendin e fundit që mbahet nga Norëich. 2-2 përfundoi ndeshja,barazim që nuk i ka shërbyer Spursave të arrinin vendin e 4-të.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Norwich, megjithëse shifrat mund të ishin dyfishuar nga ai gol që VAR e cilësoi pozicion jashtë loje. Një vendim që padyshim hapi diskutime, teksa distanca mes sulmuesit dhe kundërshtarit ishte fare e vogël.

Eriksen do të vendoste në baraspeshë ndeshjen në minutën e 55-të, ndërsa 6 minuta më pas, lojtarët e Tottenham do të shkonin drejt një gafe në prapavijë, me Sergie Aurier që do të shënonte në portën e tij.

Harry Kane do të shpëtonte skuadrën nga humbja, duke qenë i pagabueshëm nga pika e bardhë në minutën e 83-të. Ishte pikërisht VAR-i që vendosi për këtë penallti në favor të ekipit të Mourinhos, duke qenë në këtë mënyrë protagonist absolut në fatin e ndeshjes.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport premier league tottenham var premier league tottenham var

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...