Sport

FOTO/Tirana e tha fjalën e saj: Ja sa do të qëndrojë Egbo në krye të stolit

28 Dhjetor 2019, 15:33 Nga DOSJA
FOTO/Tirana e tha fjalën e saj: Ja sa do të qëndrojë Egbo

Nuk ka më asnjë dyshim, trajneri i Tiranës deri në fund të sezonit do te jetë Emanuel Egbo. 46 vjeçari u vendos si i përkohshëm në krye, deri sa presidenca të gjente profilin ideal,por rezultatet e fundit të Egbo-s, e bindën presidencën që të vazhdonin me ish-portierin. Edhe vetë klubi i Tiranës, në një postim është shprehur:

Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Pas tre ndeshjeve me të në krye, klubi ka vendosur ti besojë deri në përfundim të sezonit pankinën bardheblu. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonale. Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës ndërkohe që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën.

Objektivi i Tiranës këtë sezon është fitimi i titullit kampion, dhe drejtuesit bardheblu shpresojnë se me Egbo në krye të ekipit do ia dalin të ariijnë objektivin e tyre.

 

(E.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport emanuel egbo klubi tirana tirana emanuel egbo klubi tirana tirana

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...