Sport

Yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në “Air Albania”, ndeshje bamirësie për të prekurit nga tërmeti

29 Dhjetor 2019, 12:42 Nga DOSJA
Yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë në

TIRANË- Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në 10 janar.

Në një njoftim FSHF shkruan se do jetë një festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderat e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportadëshit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar.

Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, u bënë thirrje të gjithë sportdashësve që të jenë në stadium e të kontribuojnë për ndërtimin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti. 

Federata e Fubollit më tej shton se do të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura. Ka nisur tashmë evidentimi i shtëpive.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania federata shqiptare e futbollit ndeshje bamiresie tragjedia e 26 nentorit 2019 air albania federata shqiptare e futbollit ndeshje bamiresie tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...