Politike

Berisha: Studentët ndanë epoka me lëvizjen e tyre! Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë

Berisha shpalosi detaje nga dita e protestës ndërsa u shpreh se studentët u përballën me egërsi të papara.

8 Dhjetor 2024, 12:25 Nga N.F
Berisha: Studentët ndanë epoka me lëvizjen e tyre! Ndarjen e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Berisha shpalosi detaje nga dita e protestës ndërsa u shpreh se studentët u përballën me egërsi të papara. Sipas tij ata i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.

Ai shtoi se pas dhunës së madhe ata nuk u ndalën por njoftuan se në orën 3:30, do zbresim në shesh. Berisha tha se ata ishin bërë copë e pikë ndërsa theksoi se trima si ata nuk kishte. Berisha shtoi se 730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan.

Fjala e Berishës:

U vërsulën brenda pak minutave me tërbim, me egërsi të paparë kundër tyre. U vërsulën, i godisnin dhe humbisnin ndjenjat, i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.

E pastruan brenda, të themi 5, 6 apo 10 minutash. Me Besnikun, i them, të shkojmë se mos ka të plagosur. Dhe u nisëm drejt konvikteve. Takojmë një grup, po me Azemin, të tronditur, me hematoma, të mavijosur, por të pamposhtur, përsëri.

Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju. Por unë, ju mbështes ju, dhe ju mbështes fortë. Atëherë më kërkojnë, jemi të plagosur shumë, dhe kishim merak se, po keqtrajtoheshim në spitale.

Jo, i thashë unë, nuk do të keqtrajtoheni, me atë merrem, jam mjek, pedagog. Kemi të burgosur. Për ata nuk kam ç’tju them, nuk njoh në aparatin e burgjeve. Më thonë: ne ora 3:30, do zbresim në shesh, pasi ishin bërë copë e pikë. Dhe ta dinë ata, se në atë shesh gjë mbi tokë nuk do të lëmë. Trima si ata nuk kishte.

E vërteta ishte se, ky ishte ultimatumi i parë që Ramiz Alia kishte marrë në jetën e tij dhe diktatura, dhe diktatura kishte marrë në jetën e tij nga protestuesit. Nuk dua të bëj këtu historinë e tyre, por ata ndanë epoka me lëvizjen e tyre. Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë.

Ata vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD. Organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura. 730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan!

berisha

Sondazh

Poll