Politike

"Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë ndërton urë personale për motrën", PD bën thirrje: Të merret nën hetim për abuzimet me detyrën

Vangjeli bën thirrje të nisin hetimet për kryebashkiaken në detyrë të bashkisë, Zyra Islamaj pas sipas denoncimit ka favorizuar ndërtimin e një ure të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

8 Dhjetor 2024, 10:46 Nga r.ll
"Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, lidhur me denoncimin e emisionit investigativ "Piranjat" për bashkinë Tropojë. Denoncimi lidhet me një tender me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë”.

Vangjeli bën thirrje të nisin hetimet për kryebashkiaken në detyrë të bashkisë, Zyra Islamaj pas sipas denoncimit ka favorizuar ndërtimin e një ure të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

"Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.", thuhet ndër të tjera në deklaratën e mëposhtme.

DEKLARATA E PLOTË: 

"Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë

 Pak ditë më parë emisioni investigativ “Piranjat” denoncoi Bashkinë Tropojë për skandalin lidhur me tenderin me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë”.

Znj. Islamaj e cila është përgjegjëse për drejtimin dhe administrimin e bashkisë, pas masës së sigurisë të vendosur nga SPAK për kryetarin gjithashtu të denoncuar nga PD z.Rexh Byberi.

"Kryebashkiakja në detyrë e bashkisë Tropojë

Njëherësh në cilësinë e personit përgjegjës për këtë prokurim, duket se ka vijuar me favorizimin e familjarëve duke urdhëruar ndërtimin e një ure … për motrën e saj.  Ajo i kërkoi kontraktorit të ndërtonte një urë të përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë banesës së motrës.

Për këtë, znj. Islamaj detyroi, teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, Agim Demiraj që të asisonte ndërtuesin duke i treguar vendin ku ka shtëpinë motra e saj, të ndiqte punimet, si dhe të këmbëngulte tek ndërtuesi që ura të përfundonte sa më shpejt.

Mirëpo Demiraj refuzoi të përfshihej në shkeljen e ligjit duke qenë se ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë pjesë e procedurës së prokurimit.

Për këtë refuzim kryetarja në detyrë do të ”hakmarrej” ndaj Agim Demiraj duke e transferuar atë nga qytetit i Bajram Currit në fshatin Lekbibaj, 20 kilometra vajtje-ardhje nga qyteti, pavarësisht se kishte rreth 3 dekada punë në Bashkinë e Tropojës dhe në prag pensoni.

Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranoi dhe vetë kontraktori i cili zbatonte punimet duke u shprehur se “ndërtimi i urës për motrën e kryetares nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do t`ja bënte “dhuratë”.

Kështu janë mësuar zyrtarët e Edi Ramës sipas sloganit “ne ecim para” duke perceptuar detyrën dhe asetet shtetërore si personale dhe familjare, duke urdhëruar përfitime në shkelje flagrante të ligjit, e për të gjithë ata që nuk i binden ka penalitete….

Kryetarja në detyrë e bashkisë Tropojë të japë dorëheqjen menjëherë dhe dhe të nisin procedurat hetimore nga oganet përkatëse.

genta vangjeli pd zyra islamaj

Sondazh

Poll