Politike

Ceremonia e rihapjes së "Notre Dame", Osmani poston foto me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike!

Në foton e publikuar duket Osmani mes presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

8 Dhjetor 2024, 09:18 Nga N.F
Ceremonia e rihapjes së "Notre Dame", Osmani poston foto me Trump
Trump, Osmani dhe Macron

PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto në llogarinë e saj në "Facebook". Në foton e publikuar duket Osmani mes presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë mbrëmë në rihapjen e katedrales Notre Dame në Paris. Më 15 prill 2019, një zjarr i madh shpërtheu në Notre–Dame. Flakët shkatërruan strukturën e çatisë së monumentit dhe më pas u përhapën, duke shkatërruar majën dhe çatitë dhe kornizat e tyre prej druri. Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, duke rezultuar në një kosto riparimi prej 700 milion €.

Ceremonia e rihapjes së "Notre Dame", Osmani poston foto me Trump

macron trump notre dame osmani

Sondazh

Poll