Politike

"Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e re", Thaçi flet për zgjedhjet në Kosovë: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

Thaç tha se shoqëria në Kosovë, ai dhe familja e tij presin drejtësi. Ai shtoi se para dy ditësh është njoftuar për aktakuzën e re.

8 Dhjetor 2024, 10:42 Nga N.F
"Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e
Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me aktakuzën e re për veprën penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës".

Thaç tha se shoqëria në Kosovë, ai dhe familja e tij presin drejtësi. Ai shtoi se para dy ditësh është njoftuar për aktakuzën e re. Thaçi shtoi se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme por ai nuk paraqet “rrezik politik” për askënd.


“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirinë e shtetit dhe pavarësinë e Kosovës më së paku nga viti 1980 deri më sot. Pra është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi, e presim drejtësinë për çka edhe besojmë në drejtësi.

Krejt papritmas para dy ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkoj edhe sot nga të gjithë në këtë sallë që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Thaçi nuk foli mbi akuzat e reja. Ai shtoi se nuk ka pasur mundësi që të diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga Haga, prandaj do të deklarohet në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor. 

“Për shkak të angazhimeve tjera, unë nuk kam pasur mundësi që ta diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, prandaj do të deklarohem në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor,” shtoi ai.

hashim thaçi hage

Sondazh

Poll