Politike

VIDEO/ Ceremonia e rihapjes së Notre Dame, vëmendja e Ramës te presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama.

8 Dhjetor 2024, 08:12 Nga r.ll
VIDEO/ Ceremonia e rihapjes së Notre Dame, vëmendja e Ramës te
pamje nga ceremonia

FRANCË- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv që shkatërroi çatinë e saj dhe pothuajse shkaktoi shembjen e plotë të kësaj kryevepre të artit gotik.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama. Kjo ceremoni është ndjekur nga të gjitha mediat botërore. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga Daily Mail, vihet re se sytë dhe vëmendja e kryeministri Rama më shumë se sa te ceremonia, janë te presidenti i zgjedhur amerikan.

@dailymail Donald Trump is in Paris, France attending the re-opening of Notre Dame. Read the full story on DailyMail.com. #trump #donaldtrump #politics #paris #notredame ♬ original sound - Daily Mail

Kreu i qeverisë ishte ulur larg Trump, ndërsa ky i fundit ishte pranë presidentit francez Emmanuel Macron dhe zonjës së parë amerikane Jill Biden. Rihapja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje e Francës, por e botës, teksa katedralja pritet të mirëpres 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë sa kishte pritur para zjarrit të madh. Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës. 

donald trump ceremonia e rihapjes se notre dame

Sondazh

Poll