7 Dhjetor 2024, 22:17
Nga N.F
Izet Mexhiti
MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti ka reaguar se fundmi në lidhje me debatin i cili vijon prej kohësh në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe. Për studiuesit shqiptarë gjykojnë se nuk ka kthim pas sa i takon marrëveshjes mes dy vendeve për gjuhët. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Mexhiti shkruan se qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve.
Ai tha se për çështjen e gjuhës shqipe ata janë në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Mexhiti theksoi se askush nuk duhet ta ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë. Ai tha si qeveri po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojnë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë.
“Ju bëj thirrje të gjithëve për qetësi dhe gjakftohtësi. Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione.
Si qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojmë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë. Qeveria është në veprim dhe koordinim të përhershëm. Bashkë me Parlamentin dhe aktorët tjerë shoqërorë jemi duke ndjekur me vëmendje çdo veprim, çdo qëndrim publik, çdo aksion e reaksion. Si institucione të përgjegjshme nuk do të lejojmë abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe as rrënimin e frymës së bashkëjetesës që e garanton Marrëveshja e Ohrit.
I përkrahim të gjitha iniciativat publike, individuale ose kolektive të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen por edhe avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Betejat e përditshme politike dhe interesat e partive politike janë më pak të rëndësishme se gjuha shqipe. Ju bëj thirrje edhe njëherë të gjithëve që të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë”, ka shkruar ai.
izet mexhiti maqedonia veriut
Politike
7 Dhjetor 2024, 21:40
ZH.LL
Edi-Linda Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Katedrales së Notre-Dame, në P...
Politike
7 Dhjetor 2024, 21:11
ZH.LL
Edi Rama
PARIS- Ceremonia e hapjes së katedrales "Notre-Dame", mbrëmjen e kësaj të shtune në Paris, ka mbledhur liderë b...
Politike
7 Dhjetor 2024, 20:44
ZH.LL
P
Trump-Osmani
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së Katedrales "Notre-Dame", ku ë...
Politike
7 Dhjetor 2024, 20:04
N.F
Magi
ITALI- Sekretari i +Europa, Riccardo Magi ka reaguar së fundmi në lidhje me investigimin e emisionit "Piranjat". Magi në reagimin ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:42
N.F
Zaratti
ITALI- Kreu i grupit të Avs-it në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës në Itali, Filiberto&n...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:37
ZH.LL
PD
TIRANË- Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Përmes nj&e...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:15
N.F
Alfonso Colucci
ITALI- Kreu i grupit të Lëvizjes 5 Yjet në Komisionet e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës në Itali,...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:53
N.F
Meloni dhe Schlein
ITALI- Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali,...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:29
N.F
Matteo Renzi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi ka reaguar përmes një postimi në llogarin&e...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:12
N.F
Vokshi
UASHINGTON- Deputetja dhe presidentja e Forumit të Gruas të PD-së, Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në takim...