7 Dhjetor 2024, 20:44
Nga ZH.LL
P
Trump-Osmani
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së Katedrales "Notre-Dame", ku është takuar me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
Presidentja Osmani ka shpërndarë në rrjetin e saj social "Facebook" një fotografi gjatë këtij takimi, ku shihet duke shtrënguar duart me presidentin Trump.
"Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’", ka shkruar Osmani.
Mbi 40 liderë botërorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales historike "Notre-Dame", me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ishte ndër të parët që mbërriti në Paris, teksa ka zhvilluar takim trepalësh me Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Katedralja Notre-Dame është hapiur sot, me kambanat që janë dëgjuar të bien pas gati 5 vitesh. Më 15 prill 2019, një zjarr i madh shpërtheu në Notre–Dame. Flakët shkatërruan strukturën e çatisë së monumentit dhe më pas u përhapën, duke shkatërruar majën dhe çatitë dhe kornizat e tyre prej druri. Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, duke rezultuar në një kosto riparimi prej 700 milion €.
osmani trump notre dame
Politike
7 Dhjetor 2024, 20:04
N.F
Magi
ITALI- Sekretari i +Europa, Riccardo Magi ka reaguar së fundmi në lidhje me investigimin e emisionit "Piranjat". Magi në reagimin ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:42
N.F
Zaratti
ITALI- Kreu i grupit të Avs-it në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës në Itali, Filiberto&n...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:37
ZH.LL
PD
TIRANË- Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Përmes nj&e...
Politike
7 Dhjetor 2024, 19:15
N.F
Alfonso Colucci
ITALI- Kreu i grupit të Lëvizjes 5 Yjet në Komisionet e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës në Itali,...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:53
N.F
Meloni dhe Schlein
ITALI- Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali,...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:29
N.F
Matteo Renzi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi ka reaguar përmes një postimi në llogarin&e...
Politike
7 Dhjetor 2024, 18:12
N.F
Vokshi
UASHINGTON- Deputetja dhe presidentja e Forumit të Gruas të PD-së, Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në takim...
Politike
7 Dhjetor 2024, 17:56
N.F
Emblemat
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka publikuar ...
Politike
7 Dhjetor 2024, 17:29
N.F
Hashim Thaçi
HAGË- Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë publikuar versionin e redaktua...
Politike
7 Dhjetor 2024, 16:13
ZH.LL
KQZ
KOSOVË- Më 11 dhjetor është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Por teksa kanë mbetur vetëm edhe ...