Sport

Vidal hedh në gjyq Barcelonën, te Inter po “fërkojnë duart” nga kjo situatë

28 Dhjetor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Vidal hedh në gjyq Barcelonën, te Inter po “fërkojnë

Nuk ka më paqe mes Arturo Vidal dhe Barcelonës, futbollisti ka denoncuar klubin e tij për mospagesën e 2,4 milionë eurove që duhej të kishte përfituar si bonus në edicionin e kaluar. Lojtari ka pretendime fillimisht për bonusin e pagesës prej 2,5 milionë eurosh që klubi i kishte vendosur në kontratë, nëse do të luante 60% të ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Ai nuk e arriti këtë shifër, por ka luajtur saktësisht gjysmën e minutave, ndaj mendon se i takon gjysma e këtij bonusi, ndërsa te Barcelona vlerësojnë se nuk i takon asgjë.Ndërkohë, ai ka pretendimet edhe për bonuset e Ligës së Kampioneve, pasi arritja në çerekfinale duhej t’i siguronte 2,8 milionë euro të tjera, por klubi argumenton se mund të marrë vetëm gjysmën. Ndërkaq, 250 mijë euro të tjera, sipas përfaqësuesve të Vidal, i takojnë nga fitorja e titullit kampion. Sipas dokumenteve, lojtarit duhej t’i ishin paguar rreth 4,1 milionë euro si bonuse, ndërsa në fakt i kanë kaluar vetëm rreth 1,7 milionë euro. Ndoshta kjo mund të jetë një lëvizje e vetë kilenit për t’u larguar nga Barcelona,pasi prej kohësh po flitet për një akord mes tij dhe Interit që e pret.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arturo vidal barcelona arturo vidal barcelona

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2019, 20:23

KINË– Disa ditë më parë mediat publikuan historinë e sulmuesit brazilian Hulk, u cili kishte nisur një histori dashurie me mbesën e ish-gruas së tij. Gazet...