Politike

Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën

Berisha tha se situata është shumë më e komplikuar se çështja 'Toyota Yaris', duke theksuar se ka disa çështje që lidhen me këtë bashkëpunim.

6 Dhjetor 2024, 14:18 Nga I.A
Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i pyetur për Lulzim Bashën, e cilësoi atë si binjakun siamez të Taulant Ballës. Në konferencën me mediat, Berisha u shpreh se ata kanë marrëdhënie të thella. Berisha tha se situata është shumë më e komplikuar se çështja 'Toyota Yaris', duke theksuar se ka disa çështje që lidhen me këtë bashkëpunim.

"Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës. Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla. Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje," tha Berisha.

taulant balla lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll