Politike

"Dje kishte marrë garanci se do e nxirrnin qelibar"/ Pyetja e Berishës për Ramën: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë?

Ai paralajmëroi se do të nxjerrë udhëtime të tjera të Olsi Ramës. 

6 Dhjetor 2024, 13:42 Nga r.ll
"Dje kishte marrë garanci se do e nxirrnin qelibar"/ Pyetja e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se dje u duk sikur kryeministri Edi Rama kishte garanci se i vëllai do dilte i pastër nga çështja e "Xibrakës".

Teksa akuzonte vëllain e kryeministrit si trafikant, Berisha i drejtoi Ramës pyetjen: Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë? Ai paralajmëroi se do të nxjerrë udhëtime të tjera të Olsi Ramës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

U ndala këtu sepse Edi Rama dje dukej se kishte marrë garanci nga Skapi i partisë se Olsin e tij do e nxjerrin qelibar. Olsi është një trafikant me çizme, këmbë e kokë, i cili ka qenë vetë në krye të grupit të Xibrakës. Çfarë e shtyu Olsin të kalojë në Morinë në ditën e arrestimit të kolumbianëve me makinë pa targë? Pse Olsi kishte frikë o zoti Rama dhe hiqte targën e makinës?

Po në qoftë se ti Edi Rama nuk je kreu i grupit, ty vetëm ky moment duhet të të mjaftonte për ët kuptuar se vëllai yt është një delinkuent. Ti je kreu i grupit, prandaj do të shpëtosh me çdo kusht vëllain. E ke të kotë. Rasti i tij, mos mendon se do lash duart ti dhe ai me Dumanin, Krajën dhe kompani.

Ua them unë këtu, agjencitë më serioze në botë të luftës kundër krimit dhe drogës do dërgojnë dosjen e tij. Prandaj lëri kërcënimet prej frikacaku, mos rreh gjoksin për shkak të Dumanit dhe Krajës se Olsi është i përfunduar. Por e vërteta është jo më pak ti vetë. Radhën tjetër do ua jap të gjitha faqet të marra nga sistemi TIMS. Por meqenëse janë një listë emrash, të cilët nuk kanë nevojë të publikohen për efekte privacie, do ua jep nga këto origjinale për udhëtimet e anëtarit kryesor të grupit të Xibrakës, Olsi Rama, të cilin Edi Rama si vëlla që e ka kërkon ta shpëlajë përmes Skrapit të partisë.

sali berisha

Sondazh

Poll