Aktualitet

Kërkon ADN për zemrën e vëllait, Majlinda Sula: Shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg

Sula deklaroi se shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg. 

6 Dhjetor 2024, 13:05 Nga I.A

Kërkon ADN për zemrën e vëllait, Majlinda Sula: Shteti

TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin tonë pa zemër, e ka çuar çështjen në Strasburg pasi nga autoritetet spanjolle dhe shqiptare nuk është pranuar kryerja e ADN-së, për të përcaktuar nëse zemra e sjellë pas vdekjes, i përket vëllait të saj. E ftuar në emisionin TPZ nw MCN Tv, Sula deklaroi se shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg. 

"Ne si familje kemi konsumuar të gjithë gjykatat e shtetit spanjoll. Kam bërë një kërkesë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kanë pranuar (gjykata në Strasburg). Duke qenë se zemra është në Shqipëri dhe nuk ndodhet në Spanjë, Shqipëria po e saboton. Po ndihmon Spanjën që të manipulohet çështja. Ne kërkuam një ADN, por mungesa e transparencës, pengesat që kemi hasur ndër vite, të bën të mendosh që nuk mund të jetë vetëm një vrasje e një djali shqiptar në Evropë. As Spanja dhe as Shqipëria nuk pranojnë të bëjnë ADN", tha Sula.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al

majlinda sula saimir sula

Sondazh

Poll