Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Delegacioni shqiptar zhvilloi sesione profesionale pune me gjyqtarë dhe juristë të GJEDNJ-së, mbi procesin disiplinor dhe lidhjen e tij me pavarësinë e magjistratëve si dhe paraqitje e diskutime të nenit 8, 10 dhe nenit 6, pjesa civile, mbi standardet e punës në kontekstin e procedimeve disiplinore.

6 Dhjetor 2024, 10:58 Nga r.ll
Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune pranë
pamje nga takimi

STRASBURG- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e inspektorëve, ka zhvilluar një vizitë dy ditore pune pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg (Francë).

Delegacioni shqiptar zhvilloi sesione profesionale pune me gjyqtarë dhe juristë të GJEDNJ-së, mbi procesin disiplinor dhe lidhjen e tij me pavarësinë e magjistratëve si dhe paraqitje e diskutime të nenit 8, 10 dhe nenit 6, pjesa civile, mbi standardet e punës në kontekstin e procedimeve disiplinore.

Në kuadër të kësaj vizite, ambasada e Shqipërisë në Strasburg organizoi një pritje me ambasadorë të vendeve të Këshillit të Evropës, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, në cilësinë e të ftuarit të nderit bëri një panoramë të reformës në drejtësi në Shqipëri, sfidave dhe rolit të ILD-së dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve të pranishëm mbi aspekte të punës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

artur metani ild strasburg gjykata evropian e te drejtave te njeriut

Sondazh

Poll